Evakuohet aeroporti, sheshi dhe qendra tregtare për shkak të kërcënimeve me bombë

Evropë

Evakuohet aeroporti, sheshi dhe qendra tregtare për shkak të kërcënimeve me bombë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 15:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Në Danimarkë jo larg kryeqytetit është evakuuar aeroporti, sheshi dhe qendra tregtare për shkak të kërcënimeve me bombë, bën të ditur policia.

TV2 i Danimarkës bën të ditur se kërcënimet janë dërguar në Kopenhagë, përfshirë aeroportin ndërkombëtar por policia thotë se ato nuk janë serioze.

Në qytetin Roskild, policia ka evakuuar aeroportin lokal dhe sheshin.

Policia nuk ka dhënë detaje për kërcënime por bën të ditur se askush nuk është lënduar, transmeton Asociated Press.

Në të njëjtën kohë, në vendin e quajtur Slagels, rreth 60 kilometra nga Kopenhaga, është evakuuar qendra tregtare për kërcënime të ngjashme.

Me këtë rast polici fton qytetarët që mos të shkojnë në qendër të qytetit dhe as mos të kalojnë afër qendrave tregtare.

Alarme për bomba në Danimarkë, evakuohen aeroporte e qendra tregtare

Një aeroport dhe dy qendra tregtare janë evakuuar gjatë mesditës së sotme pas alarmeve për bomba në Danimarkë.  Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, sipas të cilave policia ka marrë në mënyrë të vazhdueshme telefonata me kërcënime për vendosje bombash në qytetet e Roskilde dhe në Slagelse, si dhe në aeroportin e Tune.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këto ngjarje, duke nisur edhe evakuimin e zonave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat