Paris, zjarrëvënie në një qendër pranimi për të pastrehët

Evropë

Paris, zjarrëvënie në një qendër pranimi për të pastrehët

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 16:43
Ilustrim

Qendra e pranimit për të pastrehët në Paris është dëmtuar rëndë nga vënia e zjarrit, ku si pasojë hapja e planifikuar në ditët e ardhshme do të shtyhet.

Departamenti i Policisë së Parisit tha se murit të jashtëm të njërës prej katër ndërtesave të qendrës për 200 persona, i është hedhur mjet djegës, i ngjashëm me koktej molotovi i cili ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Eric Pliez, kryetarë i shoqatës Aurora, përgjegjës për menaxhimin e qendrës, këtë sulm e ka quajtur barbar.

Deri më tani janë kryer edhe sulme ndaj qendrave të pranimit për emigrantët në disa qytete franceze. Muajin e kaluar, iu vu flaka qendrës së pranimit në Forges-les-Bains, pranë Parisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat