Austri, qeveria do të shkatërrojë shtëpinë ku ka lindur Adolf Hitleri

Evropë

Austri, qeveria do të shkatërrojë shtëpinë ku ka lindur Adolf Hitleri

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 17:51
Ilustrim

Shtëpia ku ka lindur Adolf Hitler në vitin 1889, do të shkatërrohet. Banesa ndodhet në Austri, në Braunau am Inn, në veri të vendit.

Vendimi për shkatërrimin e saj është marrë nga qeveria e Vjenës, e cila ka si qëllim ta zëvendësojë me një ndërtesë të re. Gjithashtu qeveria ka ndërmarrë hapa për shpronësimin e shtëpisë, për të ndaluar pelegrinazhet e neo-nazistëve që çdo vit shkojnë për përvjetorin e lindjes së Fuhrer-it.

Ministri i Brendshëm austriak, Wolfgang Sobotka, ka folur për “rinovim të arkitekturës së shtëpisë, për të ndryshuar efektin simbolik të saj”. Ndërkohë pronari i ndërtesës ka kundërshtuar gjithmonë për mos shitjen e saj. Ende nuk është e qartë nëse ai ka ndryshuar mendim apo qeveria e ka konfiskuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat