Kardinalët nuk bien dakort për një McDonald’s në Vatikan

Evropë

Kardinalët nuk bien dakort për një McDonald’s në Vatikan

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 18:04
Ilustrim

Disa kardinalë kanë shprehur mosaprovimin e tyre në lidhje me një projekt të restoranteve McDonald’s pranë sheshit ”Shën Pjetri”, në Romë duke e denoncuar si një zgjedhje perverse dhe që shfaq mungesë respekti ndaj tyre.

“Është një vendim pervers dhe kontrovers për të gjithë murgjit”, theksoi kardinali Elio Sgreccia në një intervistë për të përditshmen “La Repubblica”.

“Hapja e një biznesi nga gjiganti amerikan i ushqimit të shpejtë në të djathtë të bazilikës së Vatikanit shfaq mungesë respekti për një nga sheshet me arkitekturën më emblematike që lidhet me kolonat e shën Pjetrit”, shtoi ai.

Ky kardinal nuk jeton në ndërtesën ku pritet të vendoset restoranti, por u shpreh në emër të shtatë prelatëve që jetojnë aty.

Dhënia me qera e këtyre godinave menaxhohet nga shoqëria ASPA përgjegjëse për drejtimin e pasurive të patundshme të Vatikanit.

”Nuk e konsideroj këtë çështje si skandal”, bëri të ditur kardinali Domenico Calcagno, kreu i ASPA-s duke saktësuar se nuk ka asnjë arsye për të bërë hapa pas në lidhje me marrëveshjen e arritur në përputhje të plotë ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat