Ndalesë për tubime publike në Ankara për shkak të rrezikut për sulme

Evropë

Ndalesë për tubime publike në Ankara për shkak të rrezikut për sulme

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 09:39
Ilustrim

Autoritetet e qytetit të Ankarasë mbrëmë vendosën ndalesë për mbajtje të tubimeve publike dhe manifestimeve në qytet, për shkak druajtjes se ata mund të jenë cak i sulmeve terroriste.

Në kumtesën e publikuar në internet faqen e administratës së qytetit theksohet se deri më 30 nëntor të vitit 2016 ndalohen të gjitha tubimet dhe manifestimet në vende publike, siç janë bulevardet, sheshet, rrugët dhe parqet.

Siç njoftuan mediat turke, autoritetet e qytetit të Ankarasë theksojnë se vendimi i tillë është marrë pas informacioneve të marra të inteligjencës se "organizata terroriste përgatiten për sulme".

Vendimi për ndalesën për tubime publike është shpallur në bazë të dispozitave nga vendimi për shpallje të situatës së jashtëzakonshme në vend, i miratuar nga ana e autoriteteve turke pas tentimit për grusht shtet më 20 korrik të këtij viti, i cili më datë 11 të këtij muaji u vazhdua edhe tre muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat