Mediat lokale konfirmojnë: Lirohen pengjet në supermarketin e Brukselit, agresori vetëdorëzohet

Evropë

Mediat lokale konfirmojnë: Lirohen pengjet në supermarketin e Brukselit, agresori vetëdorëzohet

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 tetor 2016 Në ora: 20:19
Policia

(E plotësuar) - Sipas bild.de ngjarja ka ndodhur në supermarketin Carefour në paralagjen e kryeqytetit belg, -Bruksel: Forest. I dyshuari për rrëmbimin e rreth 15 pengjeve, i ka kërcënuar ata me thikë.

Sipas mediave lokale belge, policia speciale tashmë i ka liruar pengjet dhe ka arrestuar agresorin që dyshohet edhe për grabitje në supermarket. Agresori është dorëzuar vetë.

Bruksel: Një person i armatosur kap 15 pengje në një supermarket

Një person i armatosur ka ngujuar rreth 15 pengje në një supermarket të Brukselit, të martën mbrëma, shkruajnë mediat ndërkombëtare, duke u mbështetur te policia lokale belgjikane, njofton botasot.info.

Momentalisht nuk ka detaje rreth ngjarjes dhe nëse bëhet fjalë për sulm terrorist./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat