Eurostat: Mbi gjysma e bullgarëve të rinj jetojnë në kushte të këqija

Evropë

Eurostat: Mbi gjysma e bullgarëve të rinj jetojnë në kushte të këqija

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:58
Ilustrim

Përafërsisht 58 për qind e qytetarëve bullgarë më të rinj se 30 vjeç, jetojnë në kushte të pavolitshme për jetesë, thuhet në analizën e Eurostatit për cilësinë e kushteve të jetës në vendet e Bashkimit Evropian për vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të qytetarëve bullgarë, prej gjithsej 7,2 milionë persona, 1,2 milionë janë të moshës prej 15 deri 29 vjeç. Në raport të vendbanimeve, prej 3,9 milionë amvisëri, 350.000 jetojnë në hapësirë njëdhomëshe, 1,2 milionë jetojnë në hapësira dydhomëshe, 1,3 milion në tredhomëshe, ndërsa ata me katër ose më shumë hapësira, janë gjithsej rreth një milion.

Me mbipopullim dhe mungesë të sipërfaqes përballen edhe mbi 50 për qind e të rinjve në Rumani, Hungari, Poloni, Kroaci, Sllovaki dhe Letoni.

Analiza e Eurostat thotë edhe se vitin e kaluar në BE ka pasur rreth 90 milionë persona të moshës prej 15 deri 29 vjeç ose 17,7 për qind e popullatës së tërësishme të vendeve nga blloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat