Erdogan: Është e mundshme që në Turqi të vijnë një million refugjatë nga Alepo

Evropë

Erdogan: Është e mundshme që në Turqi të vijnë një million refugjatë nga Alepo

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:13
Rexhep Taip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi sot se së paku një milion sirianë mund të vijnë në Turqi, nëse ndodhë ndonjë eksod masiv nga Aleppo, qytet ky që është nën kontroll të kryengritësve.

Erdogan ka thënë se mbrëmë ka folur me presidentin rus Vlladimir Putin për një marrëveshje që nga Aleppo të hiqet grupi i njohur si Fronti Al Nusra, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat