Hollandë - Sekuestrohen 300 kg kokainë në një kamion në doganë

Evropë

Hollandë - Sekuestrohen 300 kg kokainë në një kamion në doganë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 22:32
ilustrim

Policia hollandeze ka sekuestruar 300 kg kokainë në një pikë doganore.

Zbulimi u bë gjatë një inspektimi në një kompani transporti në qytetin Brabant, njoftojnë mediat holandeze.

Droga u gjetë në dy kompresorët e një kamioni, ku ishte future sasia e madhe e kokainës.

Doganierët njoftuan menjëherë policinë, dhe kompresorët e kamionit u transportuan në stacionin policor.

Agjentët gjetën paketa plastike blu brenda së cilave ishte future lënda narkotike.

Policia tani po merret me hetimin e ofruesit të ngarkesës. Për sa raportojnë mediat vendase, transportuesi nuk ka qenë në dijeni të ngarkesës së kokainës dhe deri tani asnjë arrrestim nuk është bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat