Aeroplanë ushtarak turq e kanë shkelur hapësirën ajrore greke

Evropë

Aeroplanë ushtarak turq e kanë shkelur hapësirën ajrore greke

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 12:37
ilustrim

Një aeroplan ushtarak turk sot ka shkelur në hapësirën ajrore greke, ku më pas është identifikuar dhe zbuluar në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, kumtuan autoritetet greke.

Sipas raporteve, aeroplani ka hyrë në hapësirën ajrore greke dy herë, së pari në orën 3 e 38 minuta, ndërsa pastaj dy orë më vonë edhe ka fluturuar mbi ishullin e vogël Panagia.

Ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, incidenti ka ndodhur pas "takimit të mbrëmshëm të afërt" mes dy aeroplanëve luftarak turq dhe dy aeroplanëve grek, që ishte incidenti i parë i tillë nga grushtshteti i pasuksesshëm në Turqi më 15 korrik.

Dy aeroplanë  turq F-16, dje e shkelën hapësirën ajrore greke në juglindje nga Rodosi, pas së cilës janë zënë nga ana e dy aeroplanëve luftarakë grekë të cilët janë dërguar nga baza në gjirin Suda, kumtuan përfaqësuesit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes.

Dy aeroplanë të tjerë turq pastaj kanë hyrë në hapësirën ajrore greke dhe kanë shkaktuar incidente me aeroplanët grek. Ana  greke kumtoi se aeroplanët turq ishin të armatosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat