Durakoviq kërkoi rinumërim të serishëm të votave në Srebrenicë

Evropë

Durakoviq kërkoi rinumërim të serishëm të votave në Srebrenicë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:02
Qamil Durakoviq

Prefekti i deritanishëm i Srebrenicës, Qamil Durakoviq, deri te Komisioni qendror zgjedhor në Bosnjë e Hercegovinë ka parashtruar kërkesë për numërim të sërishëm të votave në komunë.

Durakoviq, i cili ka humbur në zgjedhjet në Srebrenicë, kërkoi numërim të serishëm të votave në të gjitha vendvotimet në Srebrenicë, si dhe të votave të arritura me postë.

Sot përfundon afati për parashtrim të ankesave dhe kërkesës për numërim të sërishëm të votave për zgjedhjet lokale deri më 2 tetor.

Paraprakisht këtë javë Komisioni zgjedhor edhe zyrtarisht e konfirmoi fitoren e serbit të Bosnjës, Mlladen Gruiçiq në zgjedhjet për prefekt të Srebrenicës.

Sipas rezultateve zyrtare, Mlladen Gruiçiq ka fituar 54,4 për qind të votave në zgjedhjet, ndërsa prefekti i deritanishëm Qamil Durakoviq 45,5 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat