Vuçiç: Serbia nuk do të ndryshojë politikën e saj ndaj BE-së dhe Rusisë

Evropë

Vuçiç: Serbia nuk do të ndryshojë politikën e saj ndaj BE-së dhe Rusisë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 18:48
Aleksandar Vuçiç

Serbia nuk do të ndryshojë politikën e saj në këtë kohë, pavarësisht nga kërkesat dhe mesazhet e Brukselit apo Moska, ka thënë sot kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

"Serbia është në rrugën evropiane, që është detyrë dhe qëllim strategjik i Serbisë. Po ashtu, Serbia nuk do të jetë e imponuar nga sanksionet e Rusisë", ka thënë Vuçiç në një intervistë për agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Deklarata e tij vije, pasi Brukseli i kërkoi Beogradit qartësim të politikës së saj ndaj Rusisë dhe BE-së, kurse Moska në anën tjetër e ka paralajmëruar Beogradin se anëtarësimi i Serbisë në BE, do të rezultojë me humbje të privilegjeve ekonomike të saj me Rusinë.

"Sa më shumë që të përmirësojmë ekonominë tonë, aq më i mirë do të jetë pozicioni ynë ", ka thënë Vuçiç, duke shtuar se situata ishte më të vërtetë e vështirë dhe se ka pasur presion nga të gjitha anët, por se Serbia ishte në gjendje ta përballojë atë.

Vuçiç beson se Serbia kurrë nuk do të duhet të zgjedh midis Rusisë dhe BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat