Rusia thërret në bisedë të dërguarin e Belgjikës në Moskë

Evropë

Rusia thërret në bisedë të dërguarin e Belgjikës në Moskë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 11:17
Kremlin, foto arkiv

Rusia ka thirrur në bisedë të dërguarin e Belgjikës në Moskë, për të diskutuar lidhur me pretendimin e Moskës se avionët luftarakë belgë kanë vrarë sirianë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka thënë se i dërguari belg, Alex Van Meeuwen, ka shkruar në ministri për bisedë.

Ministria e Mbrojtjes ruse thotë se ka dëshmi pamje të radarit, të cilat tregojnë dy avion të tipit F-16 të Belgjikës, duke sulmuar fshatin Hassajek afër kurifirit të Sirisë me Turqinë. Sipas Rusisë, në sulmin e 18 tetorit janë vrarë gjashtë civilë dhe katër të tjerë janë plagosur.

Por Ministrja belge e Mbrojtjes ka hedhur poshtë këto të dhëna të Rusisë, duke i cilësuar si “krejtësisht të pabaza”.

Belgjika ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Bruksel lidhur me këtë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat