Prokurorët e antikorrupsionit ia konfiskojnë pronën ish-kryeministrit rumun

Evropë

Prokurorët e antikorrupsionit ia konfiskojnë pronën ish-kryeministrit rumun

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 11:52
Viktor Ponta

Byroja e Drejtorisë së Antikorrupsionit Kombëtar (DNA) në Rumani ka konfiskuar një ndërtesë që i përket ish kryeministrit Viktor Ponta, në lidhje me rastin e korrupsionit mbi vizitën e ish-kryeministrit britanik Tony Blair në vitin 2012 në Rumani, raporton Romanian-Insider.com.

Prokurorët kundër korrupsionit akuzojnë Pontën se ka ndikuar me influencën e tij tek gjyqësori më 6 shtator, për të  vendosur nën kontroll ndërtesën për 60 ditë.

Sipas prokurorëve, Ponta ka fituar kapital politik, duke u takuar me Tony Blair në vitin 2012. Vizita e cila kishte një kosto për 220 mijë eurosh ishte paguar nga biznesmeni Sebastian Ghita, i cili në këtë mënyrë siguroi kandidaturën e tij për një vend në listat e Partisë Social Demokrate(PSD), kur Ponta ishte kreu i saj në atë kohë.

Ndërtesa përfaqëson të vetmen pasuri të konfiskuar deri më tani. Sipas deklaratës më të fundit të pasurisë së Viktor Pontës, ai zotëron së bashku me gruan e tij, eurodeputete Daciana Sarbu, dy apartamente në Bukuresht dhe një shtëpi pushimi në Cornu, në qarkun Prahova. Sarbu po ashtu zotëron një shtëpi pushimi në Cornu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat