Daçiq: Nuk mund të bashkohemi me BE-në pa shtet

Evropë

Daçiq: Nuk mund të bashkohemi me BE-në pa shtet

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 20:00
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë të premten se rruga e Serbisë për në BE është me rëndësi jetike, por sipas tij Serbia nuk reagon ndaj presionit, madje ai ka pasur tone të ashpra në adresë të BE-së, duke thënë se “nuk do të ketë më frikësim”.

Daçiq në një konferencë për media, ka thënë se duan të bashkohen me BE-në, “por ne nuk mund të bashkohemi me BE-në pa shtet”. Sipas tij Serbia do të jetë pjesë e BE-së si çdo vend tjetër, duke respektuar interesat e veta kombëtare dhe shtetërore. Ai madje ka pasur edhe tone të ashpra në adresë të BE-së, duke thënë se “nuk do të ketë më frikësim”.

I pyetur lidhur me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe hapjen e kapitujve të rinj, Daçiq ka thënë se kapitujt 23, 24 dhe 35 ishin të kushtëzuar.

"Kjo është bërë shpesh, me qellim që Serbia të pranojë diçka që nuk është në interesin e saj, me një besim që reagojmë ndaj presionit", ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se “nuk do të lejojmë askënd të na poshtërojë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat