Kthehet normalitetit në aeroportin e Londrës, nuk ka shenja të kimikateve

Evropë

Kthehet normalitetit në aeroportin e Londrës, nuk ka shenja të kimikateve

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 23:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aeroporti i qytetit të Londrës është hap i sigurt për të funksionuar pasi sot (e premte) është evakuuar me dyshimin e "incidentit kimik".

Sipas BBC, 500 persona duhet ta lenin ndërtesën në kryeqytetin e Britanisë së Madhe për shkak se disa nga pasagjerët “nuk u ndjenë mirë.” Emergjente tha se kishte marrë nën kujdes e 26 persona  për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

“Policia dhe zjarrfikësit së bashku, kanë shkuar në aeroport por nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë, dhe aeroporti mund t’i kthehet normalitetit”, thuhet në raportin e Brigadës së zjarrit në Londër.

Zjarrfikësit tha se gjatë hetimit kishin dyshime për “incident kimike”.

Një zëdhënës i aeroportit tha se evakuimi ndodhi rreth 16 orës, sipas kohës lokale, pasi u ndez një alarm që lajmëronte zjarr. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat