Alarmi i ministrit britanik: ISIS-i do të godasë në Europë

Evropë

Alarmi i ministrit britanik: ISIS-i do të godasë në Europë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 19:36
Ilustrim

Shteti Islamik mund të sulmojë Britaninë e Madhe, pasi xhihadistët po detyrohen të largohen nga bazat e tyre në Mosul të Irakut, bëri të ditur një ministër britanik. Ministri për Zhvillimin Ndërkombëtar, Rori Stjuart, tha se ishte e qartë që forcat irakiane, të mbështetura nga ajri prej aleatëve, do t’i detyrojnë militantët e ISIS-it të largohen nga Mosuli.

Megjithatë mendohet se shumë nga luftëtarët e huaj, të cilët ndodhen në zonat e luftimit, mund të planifikojnë kthimin në atdhe, në vende si Britania. Nga qyteti i Mosulit mund të largohen qindra mijëra banorë dhe për luftëtarët e Shtetit Islamik nuk do të jetë e lehtë të përfshihen mes grupeve civile.

Sipas ministrit britanik, presioni i shtuar ndaj ISIS-it në Irak, mund t’i shtyjë ata të hakmerren, duke bërë sulme terroriste në Europë dhe Britaninë e Madhe. Ai shtoi se grupet terroriste e kanë dëshmuar gjatë 5 viteve të fundit se janë të paparashikueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat