Shpërthim i fuqishëm në Antalja, nuk raportohet për viktima

Evropë

Shpërthim i fuqishëm në Antalja, nuk raportohet për viktima

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 09:50
Pamje nga Turqia

Një shpërthim i fuqishëm ende me origjinë të papërcaktuar u shënua mëngjesin e sotëm në një qendër turistike në jug të Turqisë, duke shkaktuar disa të plagosur, raportuan disa media.

Kryebashkiaku i qytetit, Menderes Turel bëri të ditur për stacionin televiziv NTV për 10 deri në 12 qytetarë të plagosur lehtë pas thyerjes së xhamave të dritareve. 

Ai vlerësoi se është ende herët për të folur për mundësinë e një akti terrorist pas shpërthimit që u shënua në parkingun e Dhomës së Tregtisë së qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat