Largohen fëmijët emigrantë nga kampi Calais

Evropë

Largohen fëmijët emigrantë nga kampi Calais

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 11:09
Autobusi

Autoritetet franceze kanë filluar të largojnë 1500 fëmijë emigrantë nga kampi i Calais, i njohur si “Xhungla”, një javë pasi që filloi rrënimi, shkruan BBC.

Dy autobusë që bartnin të  miturit e parë u larguan nga zona në 08:30 sipas kohës lokale.

Fëmijët e pashoqëruar do të dërgohen në qendrat e pritjes në të gjithë vendin.

Ata  kanë jetuar në kontejnerë anijesh, duke shpresuar  se do të udhëtojnë për në Britani të Madhe.

Por autoritetet franceze kanë bërë regjistrimin e tyre  dhe nuk do të ketë transferim drejt Britanisë. Ata do të trajtohen në Calais.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat