Kundër Erdoganit, Gjykata turke lë në burg 9 gazetarët

Evropë

Kundër Erdoganit, Gjykata turke lë në burg 9 gazetarët

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 15:09
Erdogan

Gjykata e Stambollit vendosi lënien në burg të 9 gazetarëve të gazetës pro-opozitare “Çumhyriet”. Ata përfunduan në pranga të hënën, me akuzën se kishin mbështetur tentativën e dështuar për grusht shteti më 15 korrik.

Mes të arrestuarve është edhe redaktori i gazetës, një karikaturist i njohur në vend dhe një zë i fortë kundër qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdo?an.

“Çumhyriet” është një nga të paktat gazeta të mbetura, kritike ndaj qeverisjes së presidentit turk.

Kësisoj mediat e huaja raportojnë se këto arrestime kanë hijen e fortë të dyshimit të një lufte politike.

Këto zhvillime vijnë një ditë pas arrestimit të 9 deputetëve kurdë të HDP-së, që u pasua me protesta të dhunshme në Stamboll, Ankara dhe Diarbakër.

Të premten 9 persona u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në një atentat terrorist në Diarbakër. Autoritetet turke fajësojnë kurdët e PKK-së për aktin.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për çështjet e jashtme, Federica Mogherini, tha se arrestimi i deputetëve komprometon demokracinë parlamentare dhe cënon lirinë e shtypit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat