Arrestohen në Gjermani pesë persona të dyshuar për lidhje me ISIS-in

Evropë

Arrestohen në Gjermani pesë persona të dyshuar për lidhje me ISIS-in

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 12:27
Ilustrim

Policia gjermane ka arrestuar pesë meshkuj sit ë dyshuar se kanë lidhje me ISIS-in, duke rekrutuar luftëtarë për këtë grup terrorist.

“Pesë të arrestuarit kanë formuar rrjetin salafist në krye të së cilës ka qenë Ahmad Abdulaziz Abduall”, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë, ndërsa transmeton AFP.

 Qëllimi i këtij iraniani 32 vjeçar ka qenë dërgimi i njerëzve në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it.

 Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shtetas turq për të cilët thuhet se kanë pasur detyrë që luftëtarëve t’u mësojë gjuhën arabe si dhe t’i indoktrinojë me përmbajte islame.

 Udhëheqësi I këtij grupi ka përkrahur dhe organizuar dërgimin e luftëtarëve në Siri, derisa dy personat tjerë, njëri gjerman dhe tjetri kamerunas kanë qenë të obliguar për hartimin e planeve konkrete.

 Nëpërmjet këtij rrjeti, një i ri dhe familja e tij janë dërguar në luftime në Siri, kanë thënë prokurorët.

 Sipas të dhënave të shërbimit informativ të Gjermanisë 820 xhihadistë kanë shkuar nga Gjermania në luftërat në Siri dhe Irak.

 Disa nga ta janë kthyer, 140 janë vrarë derisa 420 prej tyre ende  gjenden në Siri dhe Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat