BE shton 6 deputetë të Dumës ruse në listën e sanksioneve

Evropë

BE shton 6 deputetë të Dumës ruse në listën e sanksioneve

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 22:28
ilustrim

Bashkimi Evropian ka shtuar edhe gjashtë deputetë të rinj të Dumas Ruse – që të gjithë nga Krimea – në listën e sanksioneve, pas aneksimit të paligjshëm të territorit të Ukraninës.

Të gjashtë deputetët e Dumas që gjenden në listën e zezë, i fituan vendet e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të Rusisë në shtator.

Sanksionet e BE-së u vendosën ndaj individëve dhe grupeve që, sipas Brukselit janë përgjegjës për aksionet kundër integritetit territorial të Ukrainës.Asetet e ngrira dhe ndalimi i vizave janë sanksionet që u vendosën nga BE-ja në muajin mars të vitit 2014, pasi Rusia e aneksoi Krimenë.

Sanksionet ndaj Rusisë u ashpërsuan dhe në shtator të këtij viti u zgjatën edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Në listën e të sanksionuarve janë gjithsej 152 individë, përfshirë edhe zëvendëskyrministrin rus Dmitry Rogozin si dhe Dmitry Kiselyov, që shumica e konsiderojnë si shefin e propagandës ruse.

Në listën e sanksioneve janë gjetur edhe 37 entitete, apo kompani që punojnë në Krime, si dhe njësi ushtarake të kryengritësve në lidnje të Ukrainës që i mbështet Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat