Aksidenti i trenave në Gjermani: Kontrolluesi bëri dy gabime

Evropë

Aksidenti i trenave në Gjermani: Kontrolluesi bëri dy gabime

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 20:57
Pamje nga aksidenti

Kontrolluesi i trenave gjerman të përplasur në Bavari disa muaj më parë, ka pranuar se ka bërë dy gabime gjatë drejtimit.

Si pasojë e përplasjes së trenave atë kohë, mbetën të vrarë 12 persona dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur, shkruan tabloidi gjerman Bild.

Në bazë të ligjeve të privatësisë, i identifikuari Michael P. 40 vjeçar, pranoi se ka bërë gabim në sinjalizim duke shtypur numrin e gabueshëm të emërgjencës.

Avokati i tij poashtu tha se përveç gabimit të parë, Michael pranoi poashtu se kishte luajtur me telefonin e tij kur trenat do aksidentoheshin, njofton Klan Kosova.

Ngjarja tragjike ndodhi në Bad Aibling, më 9 shkurt, derisa viktimat ishin njerëz të moshës mes 24 dhe 59 vjeçare.

Përveç viktimave të lënduar rëndë mbetën dhe 89 pasagjerë të tjerë, shkruan tabloidi gjerman, Bild.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat