Ish-presidenti gjeorgjian, Saakashvili aspiron krijimin e një force e të re politike në Ukrainë

Evropë

Ish-presidenti gjeorgjian, Saakashvili aspiron krijimin e një force e të re politike në Ukrainë

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 21:00
Mikheïl Saakashvili

 Ish-presidenti reformator gjeorgjian, Mikheïl Saakashvili, i cili së fundmi dha dorëheqjen nga posti i guvernatorit të rajonit ukrainas të Odesës, deklaroi sot se aspiron krijimin e një force të re politike në Ukrainë.

« Do të krijojmë një forcë të re dhe të madhe politike, një platformë që do të bëjë bashkë  forca te reja me synimin për të sjellë një frymë të re në elitën e politikës aktuale », njoftoi ai gjatë një konference shtypi në Kiev.

Ai shtoi se një prej objektivave të tyre brenda një afati të shkurtër kohor është shpallja e zgjedhjeve legjislative të përshpejtuara. Legjislativet e ardhshme duhet të mbahen në 2019 në Ukrainë.

Duke denoncuar pengesat në luftën e nisur prej tij kundër korrupsionit, Mikheïl Saakachvili dha dorëheqjen të hënën nga funksionet e tij si guvernator i rajonit të Odesës, një post që ai e mbajti për një periudhë prej një viti e gjysmë.

Në një përballje të dhunshme, ai akuzoi presidentin Petro Poroshenko se po mbështet klanet kriminale në rajonin e Odesës dhe « për plaçkitjen e ukrainasve »

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat