BE-ja debaton mbi prioritetet e saj në marrëdhëniet me SHBA-të

Evropë

BE-ja debaton mbi prioritetet e saj në marrëdhëniet me SHBA-të

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 11:36
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të nisin sot në mbrëmje në Bruksel një takim të përbashkët në fokus të bisedimeve është administrata e re Trump, pa praninë e britanikut Boris Johnson dhe as të francezit Jean-Marc Ayrault që refuzuan ftesën.

Takimi i jashtëzakonshëm, në formën e një darke jozyrtare në prag të takimit të rregullt mujor të 28 shteteve anëtare, u thirr të mërkurën nga shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ku fitorja suprizë e kandidatit populist për Shtëpinë e Bardhë ngriti shqetësimin në këtë anë të Atlantikut.

Por të gjitha kryeqytetet nuk e kanë cilësuar takimin si mjaft të rëndësishëm.

Boris Johnson nuk e kosideron si të nevojshëm një takim shtesë”, sqaroi Zyra e Jashtme, duke theksuar se ministrat mund të trajtojnë të hënën në një format normal një sërë çështjes, duke përfshirë presidencën e re amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat