Gjykata urdhëron një proces të ri për kreun e opozitës Navalny

Evropë

Gjykata urdhëron një proces të ri për kreun e opozitës Navalny

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 20:06
Alexeï Navalny

Gjykata Supreme ruse anuloi sot dënimin ndaj kreut të opozitës Alexeï Navalny në një proces për përvetësim fondesh, i cilësuar “arbitrar” nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (CEDH) por e dërgoi këtë çështje në shkallën e parë.

Gjykata Supreme refuzoi praktikisht për të respektuar vendimin e CEDH-së. Ata nuk e kanë mbyllur çështjen pasi e morën në shqyrtim, por e dërguan për rishikim në një proces të ri gjyqësor”, shkruan Navalny në Twitter.

Ky bloger me qëndrime nacionaliste dhe përkrahës i antikorrupsionit akuzoi drejtësisë se po synon në këtë formë të pengojë pjesëmarrjen e tij në “jetën politike” dhe vijimin e proceseve gjyqësore.

Avokati i tij, Vadim Kobzev tha për median se rishikim i çështjes kërkon të thotë se do të ketë një proces të ri, dhe se gjithçka do të fillojë nga e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat