BE: Ukraina më afër liberalizimit të vizave

Evropë

BE: Ukraina më afër liberalizimit të vizave

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 18:40
Zona Schengen

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë lëvizur një hapë më afër dhënies së regjimit të lirë të lëvizjes për shtetasit e Ukrainës, pasi ambasadorët i kanë dhënë ekzekutivit të BE-së autoritet për bisedime të reja në zbutjen e rregullave.

Vendimi i sotëm i ambasadorëve të vendeve të BE-së tash i jep autoritet Komisionit Evropian, për të punuar me Parlamentin Evropian, për mekanizmin procedural.

Mundësia që ukrainasit të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen të Bashkimit Evropian, është kërkuar gjatë nga Kievi.

Por, disa shtete anëtare të BE-së kishin shprehur frikë për hyrje të punëtorëve me rroga të ulëta nga Ukraina dhe kjo do të bënte presion edhe më të madh në tregjet e punës, duke i shtuar dyshimet për migrimin në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat