Kroacia do ta ndihmojë Ukrainën për integrim në BE

Evropë

Kroacia do ta ndihmojë Ukrainën për integrim në BE

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 19:15
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç

Gjatë vizitës në Ukrainë, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka thënë se shteti i tij do ta ndihmojë Ukrainën që të bëjë hapa më të shpejtë drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE).

Siç njoftojnë mediat kroate, Plenkoviç ka deklaruar se Kroacia do të kërkojë zgjidhje ligjore për hyrjen në fuqi të Marrëveshje së Asociim Stabilizimit mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian.

Andrej Plenkoviç gjatë vizitës në Ukrainë ka biseduar me udhëheqësit ukrainas edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Ndryshe, Kroacia dhe Sllovenia kërkojnë hapjen e tregjeve të tyre drejtë vendeve që kanë dhjetëra milionë banorë, ku për këtë qëllim në Iran gjatë kësaj jave do të qëndrojë për vizitë presidenti slloven me një ekip të biznesmenëve slloven.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat