Ukraina arreston dy ushtarë rusë

Evropë

Ukraina arreston dy ushtarë rusë

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 22:06
Policia ukrainase

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës në Krime, ka rrëmbyer dy anëtarë të forcave ushtarake ruse dhe i ka quar në rajonin Nikolayev të Ukrainës.

Mediat ruse raportojnë që, sipas burimeve ruse, dyshohet se ushtarët janë arrestuar nën akuzat për krime të kryera kundër Ukrainës.

"Nuk përjashtohet mundësia që anëtarët e ushtrisë ruse që do t’i ekspozohen presionit psikologjik dhe fizik, në mënyrë që të tregojnë atë çfarë i duhet Ukrainës. Ndërhyrja e forcave ukrainase të sigurisë ndaj qytetarëve rusë, e konsiderojmë një tjetër provokim flagrant dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm në territorin e Rusisë" , ka theksuar Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat