Gjykata liron nga akuza “Policinë e Sheriatit”

Evropë

Gjykata liron nga akuza “Policinë e Sheriatit”

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 14:56
Foto

Një gjykatë në Gjermani ka liruar nga akuza shkelje ligji për shtatë persona, myslimanë të cilët me uniforma të Sheriatit kanë patrulluar nëpër rrugë të qytetit gjerman Wupertal.

Bëhet fjalë për një çështje që ka ndodhur në vitin 2014, kur aktivistët islamikë kanë shqetësuar  qytetarët e këtij qyteti duke parakaluar të veshur me  xhaketa portokalli me mbishkrimin "policia e Sheriatit".

 Ata kanë patrulluar pranë diskotekave dhe kafeneve turke duke kërkuar nga njerëzit në to që të ndalojnë të luajnë kumar të dëgjojnë muzikë dhe të pinë alkool.

 Aktivitetet e tyre janë xhiruar dhe janë publikuar në internet pas së cilës ka reaguar shumica e myslimanëve në Gjermani të cilët kanë thënë se kjo sjellje është e “dëmshme për myslimanë”.

E ashtuquajtura “Polici e Sheriatit” akuzohet për shkelje të ligjit që ndalon përdorimin e uniformave ilegale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat