Zjarr në një qendër tregtare në Moskë

Evropë

Zjarr në një qendër tregtare në Moskë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 14:42
Ilustrim

Më shumë se një mijë njerëz janë evakuuar nga qendra tregtare TSUM në qendër të Moskës pasi që ka rënë një zjarr, transmetojnë mediat ruse.

Trafiku në këtë pjesë është bllokuar për shkak të numrit të madh të automjeteve të zjarrfikëseve dhe ndihmave të shpejta.

Zëdhënësi i Ministrisë  për situate të jashtëzakonshme bën të ditur se zjarri ka rënë pasi që janë djegur filtrat e  sistemit të ventilimit të një bodrumi në njërën nga kafenetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat