Pas tërmeteve, Italia përmbytet

Evropë

Pas tërmeteve, Italia përmbytet

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 17:51
Foto

Moti i keq ka paralizuar veri-perëndimin e Italisë me shira të rrëmbyeshëm, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa zona.

Rajonet më të prekura janë Liguria dhe Piemonte, por rreziku mbetet i lartë edhe në Toskanë e Lombardi. Autoritetet e emergjencave civile në Liguria kanë vendosur nivelin 12 të alarmit, shkalla maksimale sa i përket katastrofave natyrore.

Në provincën e Cuneo-s, lumi është fryrë dhe është në prag të daljes nga shtrati. Kjo foto vjen pikërisht nga Cuneo, ku një automjet është përpirë nga një gropë e hapur anës rrugës.

Kryebashkiaku i qytezës paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë brenda dhe bëri thirrje për ndihmë nga qeveria. Urat, shkollat, fabrikat dhe linjat hekurudhore janë mbyllur.

Sipas parashikimeve meteorologjike shirat nuk priten të pushojnë dhe situata po përkeqësohet duke rrezikuar përmbytje masive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat