Merkel i përgjigjet kërcënimit turk: Përpilojmë planin B

Evropë

Merkel i përgjigjet kërcënimit turk: Përpilojmë planin B

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 nëntor 2016 Në ora: 12:49
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Marrëdhëniet BE/Turqi ndodhen në një pikë kritike, pasi BE ka refuzuar liberalizimin e vizave me Turqinë, me pretekstin se kjo e fundit kërkon rikthimin e dënimit me vdekje dhe pas pezullimit nga puna të mijërave profesorëve dhe burgosjes së dhjetëra gazetarëve.

Presidenti dhe Kryeministri turk kanë theksuar se në rast se nuk zbatohet marrëveshja, ata do hapin kufijtë për refugjatët që kërkojnë të shkojnë drejt perëndimit, që do ishte rrezik real për stabilitetin e Evropës. “Do mbipopulloheni nga refugjatët,” tha kryeministri turk Binali Yildirim (61), që më pas u mbështet edhe nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Megjithatë kancelarja gjermane u është përgjigjur kërcënimeve turke me vetëbesim se do përpilojë një plan B.

“Unë nuk kam momentalisht një Plan B, por jam duke punuar për të, nëse pezullohet pakti i refugjatëve mes Turqisë dhe BE. Është e nevojshme të flitet me Turqinë edhe më tej, megjithatë presioni mbi mediat e lira si dhe numri i madh i arrestimeve pas dështimit të Grushtit të shtetit është e patolerueshme,” tha Merkel.

Njëherë Merkel deklaroi se në rast se nuk hapen kufijtë dhe nuk stehohen refugjatët, atëherë do destabilizohet Ballkani./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat