Johnson: Angazhimi britanik mbetet i pandryshuar

Evropë

Johnson: Angazhimi britanik mbetet i pandryshuar

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 12:05
Boris Johnson

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson premtoi në Kabul se pas daljes nga Bashkimi Evropian, angazhimi i vendit të tij do të mbetej i pandryshuar dhe afatgjatë.

Johnson, i cili zhvilloi një vizitë 24 orëshe, e para në Afganistan, theksoi gjatë një takimi të shkurtër me shtypin se kishte ardhur për të siguruar drejtuesit afganë në lidhje me angazhimin e vendit të tij.

“Mesazhi që dëshiroj t’i jap presidentin Ashraf Ghani dhe kreut t ëekzekutivit Abdullah Abdullah është që ne jemi këtu për një kohë të gjatë dhe se jemi të angazhuar përkrah Afghanistanit”, theksoi ai duke kujtuar se shumë britanikë kanë humbur jetën në këtë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat