Gjermania do të dëbojë 100 mijë azilkërkues

Evropë

Gjermania do të dëbojë 100 mijë azilkërkues

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 19:38
Ilustrim

Rreth 100 mijë azilkërkues të refuzuar pritet të kthehen nga Gjermania në shtëpitë e tyre, ka deklaruar kancelarja Angela Merkel duke shtuar se një e treta e dëbimeve ka të ngjarë të jetë e detyruar.

Duke folur në një konferencë rajonale të Partisë CDU, Merkel tha se rreth 60 mijë e azilkërkuesve të deportuar do të rikthehen në vendet e tyre të origjinës me anë të programeve vullnetare të riatdhesimit, ndërsa rreth1/3 do të përballet me dëbime të detyrueshme, raporton gazeta Die Welt.

Ata që rikthehen në shtëpi në bazë të programeve të riatdhesimit thuhet se do t’u jepet biletë avioni dhe një sasi e papërcaktuar ndihme financiare që të mund të përdoret nga azilkërkuesit në vendet e origjinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat