Partia e ekstremit të djathtë në Holandë prinë në sondazhe

Evropë

Partia e ekstremit të djathtë në Holandë prinë në sondazhe

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 19:46
Geert Wilders

Partia e ekstremit të djathtë holandez PVV u rendit sot në krye të sondazheve pas tre javë procesesh gjyqësore ndaj liderit të saj Geert Wilders, në gjykim për nxitje të urrejtjes racore.

“Nëse do të zhvilloheshin këtë javë zgjedhjet, Partia për Lirinë (PVV) e Geert Wilders do të renditej partia e parë në vend me 33 vende nga 150 që numëron Dhoma e Ulët e Parlamentit holandez”, sipas një sondazhi javor të kryer nga Instituti “Maurice de Hond”, transmetona atsh.

Holandezët do t’i drejtohen kutive të votimit në mars për zgjedhjet parlamentare. PVV-ja ka aktualisht 12 vende në Dhomën e Ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat