Në Itali sivjet kanë mbërritur me anije më shumë emigrantë se kurrë më parë

Evropë

Në Itali sivjet kanë mbërritur me anije më shumë emigrantë se kurrë më parë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 20:08
Ilustrim

Numri i emigrantëve që kanë arritur në Itali me anë të varkave nga Afrika e Veriut këtë vit ka thyer rekordin e dy viteve të kaluara, bazuar në të dhënat zyrtare.

Italia ka qenë cak i ardhjeve të reja të emigrantëve që nga zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë për të ndalur valët e emigrantëve.

Sipas statistikave që janë publikuar sot nga Ministria e Brendshme, 171.299 emigrantë kanë arritur në brigjet e Italisë, duke tejkaluar kështu shifrat rekorde të vitit 2014.

Vitin e kaluar, 154.000 emigrantë kanë arritur në Itali, përmes rrugëve të rrezikshme të Mesdheut, duke arritur në gjysmë milioni, numri i përgjithshëm i emigrantëve gjatë tri viteve.

Më shumë se 176.000 azilkërkues jetojnë tani në qendra strehuese të Italisë, ndërsa numri i kërkesave për azil këtë vit ka qenë më i larti ndonjëherë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat