Erdogan: Përveç BE-së, Turqia ka edhe shumë alternativa

Evropë

Erdogan: Përveç BE-së, Turqia ka edhe shumë alternativa

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 14:42
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan

Turqia ende nuk është ndalur nga ambiciet që të bëhet pjesë e BE-së, por nëse ai proces nuk përparon, vendi ka edhe “shumë alternativa tjera”, tha sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Ende se kemi mbyllur librin e BE-së”, ka thënë Erdogan në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll, transmeton AFP.

 “Por askush nuk duhet që të harrojë se Turqia gjithnjë ka shumë alternativa tjera”, ka shtuar Erdogan.

 Duke mos precizuar për çfarë alternativash bëhet fjalë Erdogan ka thënë se bisedimet me partnerët tjerë potencialë janë duke vazhduar.

 “Rrugën tonë mund ta vazhdojmë me dikë nga ata”, ka thënë presidenti turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat