Kreu i BND-së: Gjermania kërcënohet nga hakerat ruse

Evropë

Kreu i BND-së: Gjermania kërcënohet nga hakerat ruse

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 19:36
Ilustrim

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Gjermani mund të kërcënohen nga një sulm kibernetik nga ana e Rusisë. Alarmi vjen nga shefi i inteligjencës gjermane, Bruno Kahl, i cili në një intervistë për Zudojçe Cajtung, u shpreh se e gjithë Europa, e në veçanti Gjermania, është në shënjestër të hakerave rusë.

Qëllimi i tyre është thjesht dhe vetëm krijimi i trazirave politike, tha kreu i BND-së. Vetë kancelarja gjermane teksa lajmëroi kandidimin për një mandat të katër javën e kaluar, theksoi se sulmet kibernetike janë kthyer tashmë në një problem të përbashkët dhe se njerëzit nuk duhet të mërziten nga to.

 Të dielën një prej operatorëve telefonikë në Gjermani u bë pikërisht viktimë e një sulmi të tillë, që preku mbi 900 mijë klientë.

Rusia apo grupe të lidhura me të janë akuzuar shpesh për miratimin e serverave të zgjedhjeve. I fundit ishte rasti i presidencialeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kandidatja e Partisë së Gjelbër kërkoi rinumërim të votave në Uiskonsin pasi dyshohet se rezultati është i manipuluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat