Renzi në prag të humbjes

Evropë

Renzi në prag të humbjes

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 12:25
Kryeministri Matteo Renzi

Në prag të referendumit italian për reformat parlamentare, kryeministri Matteo Renzi duket se po shkon gjithnjë e më pranë karrierës së tij politike pas premtimit se do të dorëhiqet nëse me 4 dhjetor italianët do ta nxjerrin humbës në referendum.

Kjo të paktën është ajo çfarë sugjerojnë sondazhet e fundit në shtetin fqinj, por shtohen këtu edhe protestat e mijëra italianeve kundër propozimit të Renzit, për të ulur kompetencat e senatit dhe për t’i dhënë më shumë fuqi qeverisë qendrore.

Megjithatë duhet thënë, se në rastet si Brexit apo zgjedhjet amerikane, sondazhet kanë dështuar plotësisht në parashikimet e tyre.
Sakaq kryeministri italian ka vijuar të lobojë në mbarë vendin për të marrë sa më shume vota për atë që ai e quan shpëtimin e Italisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat