Shpërthimi i fuqishëm në Itali, nuk ka viktima

Evropë

Shpërthimi i fuqishëm në Itali, nuk ka viktima

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:55
Itali, shpërthim

(E plotësuar) - Në një nga rafineritë më të mëdha në Itali, në jug të Milanos, sot ka shpërthyer një zjarr, ndërsa autoritetet lokale kanë urdhëruar banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Kompania “Eni”, e cila zotëron rafinerinë “Sanacaro de Burgondi”, e cila është e vendosur në provincën e Pavias, tha se nga zjarri askush nuk është lënduar.

Siç raportojnë mediat lokale, tymi mund të shihet 10 kilometra larg.

Kompania njoftoi se shkaku i shpërthimit të zjarrit është duke u hetuar.

Shpërthimi i fuqishëm në Itali, autoritet: Mos dilni nga shtëpia

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në Itali, rreth orës 16, në rafinerinë e gazit “Eni” në Sannazzaro de’ Burgondi, pranë Pavias, një nga rafineritë më të mëdha në vendin fqinjë.

Mediat lokale raportuan vetëm për një punëtor të plagosur lehtë, ndërsa dëmi material raportohet se është i madh. Në vendngjarje kanë ndërhyrë disa ekipe të zjarrfikësve.

 


 

Pas ngjarjes, autoritet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga banesat. Në një njoftim të shpërndarë edhe në Facebook, komuna Sannazzaro de’ Burgondi shkruan se “për momentin nuk rrezik për popullsinë lokale”.

“Qëndroni brenda shtëpive tuaja ose kërkoni strehim në zonën e mbyllur më të afërt. Kushtojini vëmendje mesazheve të transmetuara deri në normalizimin e situatës”, vijon njoftimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat