Gjykata Kushtetuese anuloi referendumin e Republikës serbe

Evropë

Gjykata Kushtetuese anuloi referendumin e Republikës serbe

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:54
ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës, sot anuloi referendumin e mbajtur në Republikën Serbe, më 25 shtatorit dhe rezultatet, duke deklaruar se referendumi ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi popullor i Republikës Serbe që më 15 korrik, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka miratuar vendimin për shpalljen e referendumit për Ditën e Republikës Serbe, është në kundërshtim me ligjet në fuqi të Bosnjës së Hercegovinës.

Ndryshe, dhjetë deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës i ishin drejtuar publikisht me thirrje kryesuesve të Presidencës së BeH-së dhe Këshillit të Ministrave të BeH-së, Bakir Izetbegoviq dhe Denis Zvizdiq, që të organizojnë një bisedë me deputetët, ministrat dhe me kryetarët e partive parlamentare, për të anuluar referendumin.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat