Europol: Shteti Islamik po planifikon sulme terroriste në Evropë

Evropë

Europol: Shteti Islamik po planifikon sulme terroriste në Evropë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 13:15
Europol

Organizata ekstremiste e Shtetit Islamik po planifikon sulme të reja terroriste në Evropë në një të ardhme të afërt, paralajmëroi sot agjencia evropiane për zbatimin e ligjit, Europol në një raport të publikuar në Hagë.

”Humbjet në Irak dhe Siri si dhe një rritja e numrit të luftëtarëve të kthyer ka rritur rrezikun e sulmeve në Evropën Perëndimore”, sipas raportit të qendrës kundër terrorizmit e Europolit.

Në raport thuhet se vlerësimet nga shërbimet sekrete sugjerojnë se mund të jenë dhjetëra luftëtarë të Shtetit Islamik në Evropë.

Grupi terrorist besohet të jetë duke zhvilluar taktika të reja për sulmet në Perëndim dhe ekspertët besojnë se Franca është me shumë gjasa objektivi i tyre, megjithatë edhe Belgjika, Holanda, Britania dhe Gjermania janë gjithashtu në rrezik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat