Me pasagjerët brenda, autobusi që po mbante 350 litra karburant përfshihet nga flakët

Evropë

Me pasagjerët brenda, autobusi që po mbante 350 litra karburant përfshihet nga flakët

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 13:24
Autobusi përfshihet nga flakët

Një autobus në Londër që mbante 350 litra karburant shpërtheu në flakë me pasagjerët ende në bord.

Siç shkruajnë mediat e huaja, tymi filloi të dilte nga autobusi dykatësh, në jug perëndim të Londrës rreth orës 9 këtë mëngjes.

Momente më vonë, pjesa e pasme e automjetit u përfshi në flakë. Për fat të mirë, besohet askush nuk u lëndua.

Po sipas medieve të huaja, banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre mes frikës se autobusi mund të shpërthejë.

Por sipas autoriteteve të zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll. 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat