OSBE paralajmëron përshkallëzim të luftimeve në Ukrainë

Evropë

OSBE paralajmëron përshkallëzim të luftimeve në Ukrainë

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 17:34
OSBE në Ukrainë

Nënkryetari i misionit monitorues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), e cila mbikëqyr armëpushimin në Lindje të Ukrainës, Alexander Hug, ka pohuar se konflikti në Ukrainë është në prag të përshkallëzimit të mëdha.

Hug ka deklaruar për "Zërin e Amerikës", se tre javët e fundit kanë qenë më të dhunshmet që kanë regjistruar ndonjëherë, jo vetëm në përdorim të armatimit të lehtë, por edhe të armatimit të rëndë.

Hug kërkon që armët e rënda të tërhiqen në përputhje me Marrëveshjen e Minskut 2015, nga zonat e populluara me civilë.

"Ne shohim armë në zonat ku nuk duhet të jenë, por ne nuk mund t’i identifikojmë ato nga larg, sepse nuk kemi qasje të drejtpërdrejtë në to. Shpesh ato vetëm i dëgjojnë, por nuk i shohim. Fakti është se të dyja palët nuk e kanë bërë atë që kanë premtuar ta bëjnë", tha Hug.

Ai thotë se jeta e popullatës civile është në rrezik si nga sulmet, po ashtu edhe nga mungesa e ushqimeve, rrymës, gazit dhe shërbimeve tjera që janë të domosdoshme për jetë, ndërsa edhe më të vështirë jetën e trye e ka bërë dimeri.

Hug thotë se se vëzhguesit e OSBE-së kanë qenë disa herë cak i sulmit dhe sipas tij është e domosdoshme që të dyja palët të respektojnë Marrëveshjen e Minskut, për të lejuar vëzhguesit të konfirmojnë tërheqjen e armëve, para se vala e dhunës ta çojë vendin në konflikt më të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat