Cameron: Një fitore e Le Penit në Francë, goditje e rëndë për Evropën

Evropë

Cameron: Një fitore e Le Penit në Francë, goditje e rëndë për Evropën

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 18:45
Ish-kryeministri britanik, David Cameron

Ish-kryeministri britanik, David Cameron deklaroi sot në Nju Delhi se fitorja e Marine Le Penit për presidencialet e majit 2017 do të ishte një goditje e rëndë për Evropën.

Me një popullaritet në rritje të partive ekstremiste dhe një rritje e populizmit nuk shënon fundin e globalizmit, por jep një paralajmërim mbi domosdoshmërinë për të përçuar një korrigjim të rëndësishëm në menaxhimin e sfidave ekonomike dhe kulturore.

“Nëse Marine Le Pen do të zgjidhej presidente, ky fakt do të ishte një goditje e rëndë për projektin evropian”, deklaroi ai gjatë një konference organizuar nga e përditshmja indiane “Hindustan Times” duke shtuar se aspironte fitoren e një prej partive klasike në pushtet.

Pas disfatës së kampit të tij në referendumin për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, David Cameron dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga Theresa May.

“Unë ende mendoj se do të ishte e preferueshme për Britaninë e Madhe të qëndronte në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai nga kryeqyteti indian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat