Johannes Hahn viziton Serbinë dhe Malin e Zi

Evropë

Johannes Hahn viziton Serbinë dhe Malin e Zi

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 13:25
Komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të hënën me 5 dhjetor në Beograd do të takohet me Komisionerin Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn.

Kryeministri i Serbisë Vuçiq në mëngjes do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për mbështetje të transformimit rrënjësor të administratës publike të Republikës së Serbisë, në Qendrën e Informimit të BE-së, thuhet në njoftimin e qeverisë së Serbisë.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, janë paraparë prononcime nga kryeministri Vuçiç dhe Komisionerit Evropian Johannes Hahn.

Komisioneri Hahn gjithashtu të enjten më 8 dhjetor do të realizojë vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Delegacioni i BE-së në Mal të Zi ka njoftuar më parë se gjatë vizitës së tij, Han do të takohet me kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe udhëheqësit e të gjitha subjekteve politike të opozitës në përbërjen e re të Parlamentit të Malit të Zi, Demos, SNP, URA, SDP, demokratët dhe Fronti Demokratik.

Gjithashtu është planifikuar edhe fjalim i Komisionerit Hahn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat