Kryeministri italian jep dorëheqje, humbi referendumin

Evropë

Kryeministri italian jep dorëheqje, humbi referendumin

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 23:32
Kryeministri italian Matteo Renzi

(E plotësuar) - Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka dhënë dorëheqje, pas humbjes së madhe që ka pësuar në referendumin për planin e tij për ta reformuar Kushtetutën, njofton BBC.

Image

Kryeministri italian pëson humbje të rëndë në referendum

Kryeministri italian Matteo Renzi ka pësuar një humbje të rëndë në referendum mbi planin e tij për të reformuar kushtetutën, sipas sondazheve.

Një sondazh në televizionin RAI,  thotë se 42-46 % e qytetarëve kanë votuar pro reformës kushtetuese, derisa 54-58 % janë deklaruar kundër.

Referendumi  konsiderohet si një barometër i ndjenjave anti-sistem  në Evropë.

Renzi do të japë një deklaratë në mesnatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat