Britani, nis seanca dëgjimore për “Brexit”-in në Gjykatën Supreme

Evropë

Britani, nis seanca dëgjimore për “Brexit”-in në Gjykatën Supreme

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 17:38
Gjyqtarët e saj, 11 të tillë, do të dëgjojnë një apel të qeverisë kundër vendimit të muajit të shkuar të Gjykatës së Lartë

Gjykata Supreme në Britaninë e Madhe ka filluar një seancë të rëndësishme për të vendosur nëse nevojitet apo jo miratimi i Parlamentit për nisjen e negociatave për daljen e vendit nga BE-ja.

Gjyqtarët e saj, 11 të tillë, do të dëgjojnë një apel të qeverisë kundër vendimit të muajit të shkuar të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit vetëm Parlamenti ka autoritetin për të nisur negociatat.

Seanca dëgjimore do të zgjasë për 4 ditë dhe vendimi pritet në janar. Rezultati do të ketë pasoja të dukshme për strategjinë e kryeministres Theresa May, për daljen nga BE-ja.

Por, kjo seancë nuk ka si qëllim të shprehet për daljen ose jo të Britanisë nga unioni. Sidoqoftë, interesi publik mbi këtë seancë është i madh.

Britania e Madhe votoi për daljen nga Bashkimi Europian në një referendum të muajit qershor. Kryeministrja May ka thënë se ka si qëllim të njoftojë zyrtarisht Bashkimin Europian për daljen e Britanisë rreth fundit të marsit, duke i hapur rrugën kështu dy viteve bisedimesh në lidhje me kushtet e “divorcit”.

Por, aktivistët këmbëngulin se vendimi mund të merret vetëm nga Parlamenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat