Kryeministri Valls do të kandidojë për President të Francës

Evropë

Kryeministri Valls do të kandidojë për President të Francës

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:22
Kryeministri francez Manuel Valls

Kryeministri francez Manuel Valls njoftoi se do të garojë për t’u bërë kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale 2017 në Francë.

“Unë jam kandidat për Presidencën e Republikës”, shkruan në Twitter Valls.

Kryeministri francez vendosi të kandidojë pasi një javë më parë Presidenti aktual Francois Hollande deklaroi se nuk do të rikandidonte për një tjetër mandat.

Në një situatë të tillë, Manuel Valls do të garojë brenda partisë nëse do të fitojë të jetë kandidati i majtë për Presidencën franceze.

Ndërkohë, kandidati i djathtë që do të garojë në zgjedhjet presidenciale është Francois Fillon.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat